Arrestohet ferizajasi, goditi disa herë gruan e tij

PUBLIKUAR

B.T, 39-vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi ka rrahur bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur pasditen e sotme, raporton Gazeta Express.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditen e sotme, rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën e “Recakut’’ në Ferizaj është një rast i sulmit. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili pas një zënke verbale, kishte sulmuar bashkëshorten tij, duke e goditur disa herë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se i dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...