Klopp: Nuk e përshëndeta, pasi e di që Diego nuk dëshiron t’i shtrëngoj duart

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp këmbëngul se ai nuk donte të kishte mungesë respekti duke refuzuar një shtrëngim duarsh me homologun e tij të Atletico Madrd, Diego Simeone.

Simeone refuzoi t’i jepte dorën Klopp kur të dy skuadrat u takuan në Madrid para dy javësh, një ndeshje të cilën Liverpooli e fitoi me rezultat 3-2.

Reds fituan 2-0 në Anfield të mërkurën dhe këtë herë ishte Klopp ai që nuk tentoi ta përshëndeste homologun e tij.

I pyetur për shtrëngimin e duarve pas ndeshjes, Klopp zbuloi arsyen e mos përshëndetjes mes tij dhe Simeones.

“Nuk është absolutisht asnjë problem”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

“E di që Diegos nuk i pëlqejnë këto lloj gjërash dhe unë nuk jam shtrënguesi më i madh i duarve në planet dhe nuk dua të mërzis njerëzit me shtrëngimin tim të duarve”.

“Atij nuk i pëlqen dhe unë nuk e bëra, por kjo nuk e ndryshon respektin tim për të dhe punën që ai po bën”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...