Në një bisedë me Arjolën, Fifi flet për dashurinë jashtë BBV: Nuk mundem me qenë me të, por unë e dua

PUBLIKUAR

Filloreta Raçi-Fifi tashmë është bërë pjesë e Big Brother VIP dhe në shtëpinë e famshme ka rrëfyer thuajse gjithçka nga jeta e karriera profesionale.

Ajo së fundmi në një bisedë me aktoren Arjola Demiri ka folur për dashurinë jashtë BBV duke e konsideruar si pikën e dobët.

Krijuesja e hitit “Zhurmë” theksoi se nuk mund të jetë me të, përkundër se është njeriu që e kupton në çdo aspekt.

Foto: YouTube

“Më ke thënë që e pëlqen shumë”, ka nisur biseda mes dy artisteve nga Arjola teksa Fifi ka vazhduar të tregoj për atë që ndjen.

“Nuk mundem me qenë me të. Unë nuk e pëlqej atë, unë e dua. Ai është pika ime e dobët në jetë. Si flas me të, si rri me të, si sillet me mua, si më ruan. Vetëm njëherë jemi përlarë”, u shpreh Fifi.

“Vetëm ai di si të më sfidojë në çdo aspekt. Ai është tamam burrë. Unë ia dua edhe defektet. Ai njeri është motiv. Unë nuk mundem me qenë me të”, vazhdoi më tej 27-vjeçarja.

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...