Dembele, i vendosur të vazhdojë me Barçën

PUBLIKUAR

Futbollisti ofanziv dëshiron ta vazhdojë kontratën dhe t’i tregojë vlerat e tij në “Camp Nou”. Deri tash, atë e kanë përshkuar lëndimet e shpeshta dhe forma e zbehtë

Ousmane Dembele është i vendosur të qëndrojë në Barcelonë.

Për këtë është i bindur mediumi spanjoll “Sport”.

Futbollistit francez do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij sezoni.

Mirëpo, 24 vjeçari është duke e pritur një ofertë nga gjiganti katalunas për vazhdimin e kontratës.

Futbollisti ofanziv është i vendosur t’i tregojë vlerat e tij në “Camp Nou”, përcjell “Gazeta Express”.

Ai pëlqehet nga Juventusi, Paris Saint-Germaini dhe nga klubet angleze.

Por, dëshirë e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit është të qëndrojë në ekipin aktual.

Dembelen e kanë përshkuar lëndimet e shpeshta dhe forma e zbehtë në Camp Nou në sezonet e fundit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...