Filmi i zhanrit western “The Harder They Fall”, “Bruised” i Halle Berry dhe sezoni i fundit i “Narcos:Mexico” – janë ndër titujt e shumëpritur të filmave që do të publikohen në Netflix në nëntor.
Me një kastë të yjeve, duke përfshirë Jonathan Majors, Idris Elba, Zazie Beetz, Regina King, Delroy Lindo dhe LaKeith Stanfield, filmi i Jeymes Samuel me regji dhe prodhim të Jay-Z, “The Harder They Fall”, është një nga filmat më të pritur të vjeshtës që raportohet se do të shfaqet në Netflix më 3 nëntor.
Të tjera prurje të reja që do jenë në Netflix përfshijnë komedinë “21 Jump Street” me aktorë: Jonah Hill dhe Channing Tatum.
Netflix
Nuk do të cilësohej sezon i festave pa disa tituj festiv duke përfshirë pjesën e tretë të dramës së Vanessa Hudgens, “The Princess Switch 3: Romancing the Star” dhe “Waffles + Mochi’s Holiday Feast”, një edicion i veçantë festash i serisë së gatimit për fëmijë me Michelle Obama.
Më poshtë ua sjellim listën e plotë të filmave dhe serive që publikohen këtë muaj në Netflix:
1 Nëntor
Addams Family Values
American Gangster
Angry Birds: Season 4 – Slingshot Stories
Bella and the Bulldogs: Season 2
The Big Wedding
Bram Stoker’s Dracula
An Elf’s Story: The Elf on the Shelf



