Loredana shtatzënë për herë të dytë? Nxit dyshimet përmes një postimi ku shihet me barkun e fryrë

PUBLIKUAR

Loredana rrëmben vëmendjen në mënyra të ndryshme, dhe jo rrallë herë ajo e ka bërë këtë duke nxitur fansat për gjëra që më vonë dolën të mos ishin ashtu.

Dhe reperja e njohur shqiptaro-gjermane ka arrit sërish të kthej fokusin nga ajo, këtë herë për thashethemet e një shtatzënie të dytë.

Loredana ndau me fansat në TikTok një video ku shihet teksa përkëdhel dhe mban me duar barkun e fryrë.

Foto: Loredana/TikTok

Në mbishkrimin e videos reperja pyeti adhuruesit se çfarë mendonin ata për këtë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, apo një provokimi i radhës i Loredanës, e cila është nënë e një vajze nga lidhja e saj me reperin, Mozzik.

Foto: Loredana/TikTok

Dyshja i dhanë fund lidhjes për herë të dytë pak para publikimit të albumit të tyre të përbashkët “No rich parents”.

Që nga ajo kohë, dyshja nuk janë parë më së bashku dhe madje kanë bërë “thumba” të ndryshme në rrjetet sociale drejtuar njëri-tjetrit.

Foto: Loredana/TikTok

Ndërkohë, të dy kanë vazhduar me realizimin e projekteve muzikore me artistë tjerë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...