“Brenda kisha harruar çdo gjë”, Sheila rrëfehet pas daljes nga “Big Brother”

PUBLIKUAR

“Brenda kisha harruar çdo gjë”, Sheila rrëfehet pas daljes nga “Big Brother”

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, “BigBrother” u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’, dëri më tani janë larguar tre banorë.

Këngëtarja, Sheila Haxhiraj është banorja e dytë që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip, pas Elhaid Cufit.

Në një intervistë për “Fan Club” Sheila është rrëfyer për herë të parë pas eliminimit duke u shprehur se ende ‘nuk ka mbledhur’ veten pas daljes nga shtëpia, pasi edhe regjimi i ka ndryshuar.

“Brenda kisha harruar çdo gjë, isha fokusuar te loja, por pashë që më kishte marr malli pafund për famijlen dhe shoqërinë. Natën e parë nuk më zuri gjumi, akoma nuk kam mbledhur veten, nuk po mësohem se regjimi më ka ndryshuar shumë. Do çdo gjë kohën e vet!”, tha ajo.

Më tej, ajo flet nga momenti që ka hyrë në BBV dhe deri në eliminimin e saj:

“Java e parë ka qenë shumë e vështirë për mua, sepse ishte super sfidë për mua ardhja në BBV. Java e dytë ka qenë më lëvizëse, kam qenë pjesë e grupimeve dhe të njihja secilin prej tyre. Java e tretë ka qenë më ekspresivë, momenti i daljes time ka qenë momenti ku unë duhet të pozicionohesha diku”, tha Sheila.

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...