Probleme për Realin, Benzema nuk ftohet për ndeshjen e radhës

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ka publikuar listën e lojtarëve të Real Madridit për ndeshjen e La Liga Santander me Elche.

Aty vërehet një mungesë e madhe. Benzema është lënë tërësisht jashtë skuadrës.

Benzema pati një dhimbje në këmbë gjatë ndeshjeve të fundit pasi në fakt pësoi një lëndim gjatë humbjes në shtëpi ndaj Sherifit në Champions League.

Ai luajti me dhimbje kundër Barcelonës dhe Osasunas, por tani është vendosur që t’i jepet pushimi që i nevojitet për të kapërcyer problemin e vogël.

Benzema nuk u paraqit në seancën e fundit stërvitore të së premtes në Valdebebas, me Ancelottin i vetëdijshëm se ai do të ketë nevojë për sulmuesin në fund të sezonit.

Deri më tani në 2021/22, Benzema është lojtari me minutat e treta më së shumti në skuadrën e Ancelottit pas Thibaut Courtois dhe Eder Militao.

Los Blancos do të jenë në gjendje të vlerësojnë se sa efektivë mund të jenë në sulm pa francezin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...