Vlora Dërvishi nderohet me çmimin “Roli më i mirë episodik” në Festivalin e Teatrove

PUBLIKUAR

Nga data 20 deri më 26 tetor është zhvilluar Festivali i teatrove në qytetin e Ferizajt.

Në këtë festival, në të cilin janë ndarë disa çmime për kinematografi dhe teatër, e shpërblyer ka dalë edhe aktorja Vlora Dërvishi.

Asaj i është dhënë mirënjohja për vlerësimin “Roli më i mirë episodik”.

Ka qenë teatri i Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë, që përmes një njoftimi në Facebook.

“Vlora Dervishi vlerësohet nga juria profesionale në edicionin e 51-të të Teatrove në Ferizaj si roli më i mirë episodik në shfaqjen “Farsë në Valvorth” me regji të Butrint S. Pasha. Ky është një vlerësim i radhës për aktorët dhe produktet tona. Urojmë Vlorën dhe gjithashtu premtojmë punë të mira nga ne”, shkruan Qyteti i Teatrove “Hadi Shehu” në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...