Gratë nga Kosova, Kroacia dhe Bosnja protestojnë në New York, kërkojnë drejtësi për dhunën seksuale nga Serbia gjatë luftës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Me moton “Rally for her justice”, para konsullatës së Serbisë në New York sot do të protestojnë gratë nga Kosova, Kroacia e Bosnja dhe Hercegovina përmes së cilës kërkojnë drejtësi për dhunën seksuale që ushtruan kriminelët serbë gjatë luftës.

Kjo iniciativë është nisur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi.

Iniciativën e deputetes Vasfije Krasniqi e kanë mbështetur deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti.

Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetur këtë iniciativë, ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka kërkuar që të dënohen kriminelët serbët që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

Edhe kryeministri Kurti i është bashkuar nismës “RallyForHerJustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.https://zeri.info/inarticle.html

“Për krimet e saj e të luftës në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe të përballet me të kaluarën. Ne qëndrojmë me të gjithë të mbijetuarit e luftës që kërkojnë drejtësinë. Më 28/10 në #NYC të gjithë duhet të paraqiten përkrah VasfijeKrasniqi dhe #RallyForHerJustice”, ka shkruar Kurti në Twitter.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...