Biznesmeni 67-vjeçari shpallet fajtor për vdekjen e Emiliano Salas

PUBLIKUAR

Biznesmeni i cili e organizoi fluturimin, në të cilin vdiq futbollisti Emiliano Sala, është shpallur fajtor për rrezikimin e sigurisë së aeroplanit nga një gjykatë në Uells.

Sala dhe piloti David Ibbotson humbën jetën kur aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Kanalin Anglez në janar të vitit 2019, raporton Gazeta Express.

David Henderson, një biznesmen 67-vjeçar Yorkshire në Angli, u shpall fajtor të enjten nga Gjykata e Kardifit në Uells.

Ai e kishte pranuar se kishte tentuar ta aranzhonte një fluturim për një pasagjer pa leje apo autorizim.

Jurisë iu deshën shtatë orë e gjysmë për ta shpallur fajtor Hendersonin.

Dënimi ndaj tij do të shqiptohet më 12 nëntor.

Ibboston, i cili punonte për Henderson rregullisht, nuk kishte leje të pilotit komercial, nuk ishte i kualifikuar për të fluturuar natën dhe vlerësimi i tij për ta drejtuar aeroplanin me një motor kishte skaduar.

Sulmuesi argjentinas Sala dhe Ibboston vdiqën pasi aeroplani i tyre me një motor ra në Kanalin Anglez gjatë fluturimit nga Nantes drejt Kardifit në janar 2019. Fluturimi ishte organizuar nga Henderson.

Sala po shkonte në Kardif për ta kompletuar kalimin nga Nantes në Cardiff City në një marrëveshje prej 15 milionë funteve./Gazeta Express/

Emiliano Sala dhe David Ibbotson

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...