Pritet të lehtësohen masat antiCOVID, zgjatet orari i lëvizjes dhe i gastronomisë

PUBLIKUAR

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët është diskutuar për masat antiCOVID.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Telegrafin se në takim është diskutuar që të zgjatet orari i punës për gastronomët si dhe orë policore të ketë pas orës 24:00.

“Sektori i gastronomisë është diskutuar të punojë deri në ora 23:00, kurse orë policore të ketë nga ora 24:00. Maskat po ashtu mbesin në fuqi”, tha ai.

Ndërkaq, U.D. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku deklaroi po ashtu sot se janë duke shqyrtuar mundësitë për lehtësimin e masave.

Sot në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të reja me coronavirus.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...