RrGK kundër uljes së dënimit për Nuhi Mavrovqanin, i cili vrau gruan e tij me shufër metalike

PUBLIKUAR

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka bërë të ditur se me shqetësim të thellë kanë pranuar lajmin për vendimin e  sotëm të Gjykatës së Apelit për të ulur dënimin e përjetshëm në 25 vjet për Nuhi Mavrovqanin, i cili në korrik të vitit 2020 vrau bashkëshorten e tij S.M me shufër metalike, raporton Gazeta Express.

“Kjo vrasje shkundi edhe një herë realitetin e secilës prej nesh që përpiqemi çdo ditë që dhuna dhe vrasjet ndaj grave të marrin fund. Vrasja e S.M fatkeqësisht edhe një herë dëshmoi se dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës. E megjithatë, kur vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm në dhjetor të vitit 2020 nga Gjykata Themelore në Gjilan, u duk sikur drejtësia bëri një pjesë të punës së vet, duke e dënuar kriminelin, edhe pse jo duke e parandaluar krimin. Mirëpo, sot përsëri po dëshmojmë se kur flasin për vrasjet e grave, drejtësia po mbyll sytë”, është thënë nga RrGK.

Andaj, përmes një kumtese për media, RrGK i bën thirrje Gjykatës Supreme si instancë më e lartë se ajo e Apelit që ta rishqyrtojë këtë vendim dhe dënimin ta kthejë në atë paraprak, pra në dënim me burgim të përjetshëm.

“Vetëm kështu ne do të bindemi se vendi ynë, institucionet e drejtësisë e ato të mbrojtjes janë në krye të detyrës sa herë që trajtohet dhuna e vrasjet e grave. RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private. Drejtësi për gratë e vrara! Drejtësi për secilën grua të vrarë e të dhunuar, është thënë nga RrGK.

SHIKO MË SHUMË

Çmimet e derivateve për sot: Nafta 1.74, benzina 1.43

Çmimi i naftës në Kosovë është ulur për një cent krahasuar me ditën e...

Tragjedia në Malishevë, Haxhiu i shpreh ngushëllime familjes: Lutemi të gjeni forcën për ta përballuar këtë humbje

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d Presidente, Albulena Haxhiut, ka reaguar lidhur me tragjedinë në...

Tragjedi në Malishevë: Tre persona gjenden pa shenja jete pas zjarrit në një banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku tre persona kanë humbur...