U lëshonte dëshmi të vaksinimit të Serbisë personave të pavaksinuar, Policia e Kosovës arreston një person

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka realizuar një operacion policor të suksesshëm me ç ‘rast është arrestuar personi i dyshuar me iniciale (B.M.) lidhur me dyshimet se i njëjti merret  me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid- 19 të Republikës se Serbisë, pa u vaksinuar fare.

I dyshuari sipas PK’së, kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid 19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë.

Me këto veprime personi i dyshuar i lartcekur me iniciale (B.M.), dyshohet se ka  kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”  sipas kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-ës)

“Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme. Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore të parandaloj veprat penale dhe me profesionalizëm të luftoj çdo veprim të kundërligjshëm që cenon sigurinë apo shëndetin e qytetarëve të vendit në një mënyrë apo tjetër”, thuhet nga Policia e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, vdes nxënësi 15-vjeçar në një shkollë në Ferizaj, policia: U rrëzua pa ndjenja në sallën e edukatës fizike

Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur sot pasi është rrëzuar pa ndjenja në...

Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush s’ka njohur për nënën, ka pretendime se është zhdukur

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë informacione të reja në emisionin...

Çmimet e derivateve për sot: Nafta 1.74, benzina 1.43

Çmimi i naftës në Kosovë është ulur për një cent krahasuar me ditën e...