Ndalohet një person për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm ka ndaluar të dyshuarin M.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari M.A., në Gjilan, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës Q.K., me të cilën bashkëjetonte. Po ashtu, i njëjti gjatë intervistimit në Stacionin Policor në Gjilan, i ka kanosur me jetë zyrtarët policorë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.

SHIKO MË SHUMË

Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën e Veriut, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një automjet i raportuar si i vjedhur në...

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj punishteve pa leje ndërtimore. Në...

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

Ndërsa po numërohen votat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën, kryetarët...