Ahmeti: Si kuptojë kosovarët që e kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se nuk i kupton shtetasit e Kosovës që e kundërshtojnë vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Ahmeti tha se shpreson që Qeveria e ka menduar si strategji vendosjen e kësaj mase e jo si hap të vetëm.

“Por nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës (spo them vetëm shqiptarët) që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se është për fushatë.  Po ashtu shpresoj se Qeveria e ka menduar këtë si strategji e jo vetëm si hap të vetëm.  Reagimi i radhes i shtetit Serb sipas të gjitha gjasave do jetë bllokimi i pjesshëm i kamionëve të Kosovës apo ndonjë goditje tjetër ekonomike”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

E kuptoj (jo mirëkuptoj) reagimin e Serbise ndaj masave me tabela të veturave.

E kuptoj (jo mirëkuptoj) edhe reagimin e serbeve të Kosovës.

E kuptoj edhe këndin e ndërkombëtarëve për friken nga çfarëdo eskalimi.

Por nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës (spo them vetëm shqiptarët) që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se është për fushatë.

Po ashtu shpresoj se Qeveria e ka menduar këtë si strategji e jo vetëm si hap të vetëm.  Reagimi i radhes i shtetit Serb sipas të gjitha gjasave do jetë bllokimi i pjesshëm i kamionëve të Kosovës apo ndonjë goditje tjetër ekonomike.

Ajo që të tjerët mund dhe duhet të bëjmë është të thërrasim për qetësi e maturi të qytetarëve të të gjitha përkatësive kombëtare.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media...

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit...

Edita Tahiri kritikon liderët politikë: Abdixhiku po e lufton demokracinë në LDK, Kurti i ka bërë të vetët dervisha

Ish-ministrja, Edita Tahiri, ka kritikuar liderët politikë në vend. Ajo ka thënë se nuk...