Zhduken dy të mitura nga Vitia, nëna dyshon se shkuan në Shqipëri

PUBLIKUAR

Një grua nga Vitia ka raportuar në polici se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia nga data 23 korrik dhe më nuk janë kthyer.

Nëna e ka raportuar rastin në polici më 20 shtator, derisa ka deklaruar se vajzat e saj mund të jenë në Shqipëri duke punuar, pasi sipas saj, edhe më parë kanë tentuar ta kalojnë kufirin.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare  ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media...

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit...

Edita Tahiri kritikon liderët politikë: Abdixhiku po e lufton demokracinë në LDK, Kurti i ka bërë të vetët dervisha

Ish-ministrja, Edita Tahiri, ka kritikuar liderët politikë në vend. Ajo ka thënë se nuk...