Rakic: Besojmë ta gjejmë një zgjidhje për situatën e krijuar

PUBLIKUAR

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Goran Rakic ka qëndruar në Jarinje ku po protestohet pas vendosjes së reciprocitetit me targa.

Rakic ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje pasi që këta po protestojnë për shkak se kanë nevojë për familjet e tyre.

Në pyetjen e gazetarit të Indeksonline, Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës ka thënë se ata kanë dalë të protestojnë për nevojat e familjeve të tyre.

“Nuk e di, të gjendet një zgjidhje pasi që ky popull ka ardhur të protestoj  për me i gjet zgjidhje familjeve të tyre”, ka thënë Rakic.

Pika kufitare në Jarinje është bllokuar nga kamionët për shkak të vendosjes së reciprocitetit me targat. Çdo automjet me targa serbe që futet në Republikën e Kosovës duhet të pajiset me targa të përkoshme të Kosovës. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...