Manchester Unitedi i gatshëm ta bëjë Pogban lojtarin më të paguar në historinë e Premierligës

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi është i gatshëm t’ia ofrojë Paul Pogbas një kontratë tejet fitimprurëse, e cila do ta bënte mesfushorin francez lojtarin më të paguar në historinë e Premierligës.

Manchester Unitedi dëshiron ta mbajë Pogban në Old Trafford, duke e joshur me një pagë marramendëse, raporton Gazeta Express.

E ardhmja e 28-vjeçarit në Unitedin është e pasigurt, pasi për të flitet se dëshiron të largohet për t’iu bashkuar Real Madridit.

Marrëveshja e tanishme e përfaqësuesit të Francës me djajtë e kuq mbaron në fund të këtij sezoni, që nënkupton se nga janari ai është i lirë të bisedojë me klube të tjera.

Por sipas mediave angleze, Unitedi është i gatshëm t’ia ofrojë atij një kontratë të re afatgjate me pagë javore prej rreth 500 mijë eurove.

Kjo nënkupton se Pogba do t’i fitonte rreth 120 milionë euro në pesë vitet e ardhshme dhe do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e Premierligës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...