Chelsea dhe Liverpooli në garë për Comanin

PUBLIKUAR

Chelsea dhe Liverpooli janë futur në garë për Kinglsey Coman, i cili duket se nuk ka të ardhme në Bayern Munich.

E ardhmja e anësorit francez Coman në Bayern duket e pasigurt, raporton Gazeta Express.

Coman ka marrëveshje me kampionin gjerman deri në vitin 2023, por flitet se ai do të largohet më herët në kërkim të një klub ku mund të luajë futboll rregullisht.

Sipas mediave angleze, gjigantët e Premierligës Chelsea dhe Liverpooli janë duke e vëzhguar situatën e tij në Allianz Arena dhe do të tentojnë ta transferojnë atë në verën e ardhshme.

Coman iu nënshtrua një operacion të vogël në zemër për shkak të një çrregullimi që e zbuloi së fundmi.

25-vjeçari do të mungojë rreth 10 ditë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...