“Protestën nuk ua ndalojmë”- pjesëtari i Policisë së Kosovës iu flet shqip protestuesve serb

PUBLIKUAR

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat.

Qytetarëve serb  kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën.

Njëri nga pjesëtaret e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet. Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, ka thënë ai.

Në një video të publikuar nga mediat serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve.

Kujtojmë se nga sot me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...