Ky është vendimi i Qeverisë së Kosovës që ndalon hyrjen me targa të Serbisë nga sot

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve

Dokumenti është nënshkruar sot,  nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas këtij vendimi të siguruar nga Sinjali, obligohet që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove.

Përmbajtja e dokumentit të nënshkruar nga ministri Sveçla:

Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit.

Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë.

Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro.

Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit.

Obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

SHIKO MË SHUMË

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të...

Policia ne Leposaviq kap furgonin e Serbisë me rreth 3600 kg kafe të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra,...

“Nuk mundi vjehrra me rehatu në shpi”, flet asamblistja Aida Doli që kishte me vete foshnjën e saj në seancë

Asamblistja shqiptare në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Aida Doli, sot në seancën inauguruese...