77 vjeçari nga Kosova po mbahet në Serbi që 78 ditë, Besnik Tahiri ka një kërkesë për institucionet

PUBLIKUAR

Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar publikisht angazhimin e menjëhershëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, me mbështetje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadës së SHBA-ve, për lirimin e shtetasit të Kosovës, Hazir Haziri – Zogu, 77 vjeç, nga Podujeva.

Sipas tij, Haziri tashmë 78 ditë mbahet i ndaluar nga autoritetet serbe, nën akuza të pabazuara për “krime lufte”. Ai ka theksuar se Haziri është një qytetar i urtë, familjar dhe me kulturë të lartë, pa të kaluar kriminale dhe me shëndet të brishtë.

Postimi i tij i plotë:

“Po kërkoj publikisht angazhimin e menjëhershëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë, me mbështetje të Zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadës së SHBA-ve, për lirimin e shtetasit të Kosovës nga podujeva, Hazir Haziri – Zogu, 77 vjeçar, i cili tashmë 78 ditë po mbahet i ndaluar nga autoritetet serbe në burg, nën akuza të pabazuara për “krime lufte”.E njoh personalisht Hazir Hazirin, është mik i prindëve të mi, një qytetar i urtë i Podujevës, familjar, pa të kaluar kriminale, me kulturë të lartë dhe me shëndet të brishtë.

Ky burgim i zgjatur është i padrejtë, ka motive politike dhe në kundërshtim të hapur me të drejtat elementare të njeriut.Vazhdimi i mbajtjes së tij paraqet rrezik real për shëndetin dhe jetën e tij.Sipas Marrëveshjes të vitit 2015, rastet e dyshuara për krime lufte ndaj shtetasve të Kosovës duhet të trajtohen nga gjykatat e Kosovës, prandaj kërkojmë urgjentisht lirimin e tij ose transferimin e rastit në Kosovë.Familja e tij po kalon ditë të padurueshme pasigurie, frike dhe dhimbjeje. Çdo ditë që kalon është e rëndë dhe e padrejtë.Institucionet tona, partnerët ndërkombëtarë dhe miqtë e Kosovës, veproni TANI. Mos heshtni. Mos prisni. Ky është test i humanizmit, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.”

 

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...