5 raste të dhunës fizike në 24 orët e fundit në Kosovë

PUBLIKUAR

5 raste të dhunës fizike kanë ndodhur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha këto raste viktimë janë gratë, shkruan Indeksonline.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Gjakovë.

Prishtinë 12.01.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 12.01.2025-11:00. Dyshohet se pas një mos marrëveshje viktima femër/kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë  12.01.2025,-12:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër/kosovare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë  12.01.2025-07:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati.

Gjakovë 12.01.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër. Me vendim të prokurorit  pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...