4 ditë para zgjedhjeve, KQZ-ja anulon 3 tenderë për pajisje të nevojshme për ditën e votimit

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar tri aktivitete të prokurimit, që kishin të bënin me nevojat e institucionit dhe të qendrave komunale të numërimit (QKN) dhe Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR), në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Sipas njoftimeve të publikuara nga KQZ-ja, fillimisht është anuluar aktiviteti i prokurimit, i cili ishte ritenderim për furnizimin me kabllo, raporton IndeksOnline.

Për këtë procedurë ishte pranuar vetëm një ofertë, por autoriteti kontraktues vendosi ta ndërpresë aktivitetin për shkak të arsyeve objektive dhe të demonstrueshme që ishin jashtë kontrollit të KQZ-së dhe të paparashikueshme në momentin e inicimit të procedurës.

Në informacionet shtesë, KQZ-ja ka sqaruar se anulimi erdhi si pasojë e problemeve teknike në sistemin e E-prokurimit.

Ndërkohë, dje KQZ-ja anuloi edhe një procedurë tjetër, e cila kishte të njëjtin objekt – furnizimin me kabllo vazhduese për nevojat zgjedhore.

Për këtë aktivitet nuk ishte pranuar asnjë ofertë, ndërsa si arsye e anulimit është përmendur fakti se një dispozitë e ligjit për prokurimin publik kërkonte anulimin e aktivitetit.

Në sqarimet shtesë, KQZ-ja ka bërë të ditur se procedura u anulua pasi nuk kishte asnjë ofertues të interesuar.

Nga ana tjetër, është anuluar edhe aktiviteti i prokurimit për furnizim me paleta druri, për Qendrën për Numërimin e Rezultateve.

Sipas njoftimit, aktiviteti u anulua pasi një dispozitë në ligjin e prokurimit publik kërkoi anulimin e aktivitetit, sakaq nuk pati asnjë ofertues në këtë aktivitet.

Të gjitha procedurat ishin planifikuar të realizoheshin sipas kriterit të çmimit më të ulët dhe kishin për qëllim sigurimin e pajisjeve të nevojshme për organizimin e procesit zgjedhor.

Mbetet të shihet se si KQZ-ja do të bëjë zgjidhje për këto tri çështje, me ditën e zgjedhjeve që është 4 ditë prej sot./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...