“3 doza të vaksinës Pfizer efektive kundër COVID-19”

PUBLIKUAR

Doza e tretë e vaksinës Pfizer arrin t’a neutralizojë variantin Omicron, sipas një njoftimi të kompanisë Pfizer dhe BioNTech.

Në njoftimin e tyre të parë zyrtar për efektivitetin e vaksinës së tyre kundër Omicron, pas testeve fillestare laboratorike, BioNTech dhe Pfizer raportuan se të dyja dozat e vaksinës prodhonin më pak antitrupa, megjithatë doza e tretë e vaksinës rriti nivelin e antitrupave 25 herë më shumë.

Dy kompanitë cituan gjithashtu se nëse është e nevojshme mund të zhvillojnë një vaksinë në mars të vitit 2022, që do të synojë në mënyrë specifike variantin Omicron.

CEO i Pfizer, Albert Burla, tha: “Është e qartë nga këto të dhëna paraprake se mbrojtja rritet pas marrjes së dozës së tretë.”

Ai gjithashtu i bëri thirrje njerëzve të vaksinohen dhe të marrin dozat e treta sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalojmë transmetimin e Covid./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...