2 muaj para fundvitit, Komuna e Ferizajt tejkaloi planin për arkëtimin e të hyrave vetanake

PUBLIKUAR

Komuna e Ferizajt në këtë fundvit, ka shënuar rekord pozitiv në arkëtimin e të hyrave vetanake. Kjo si rezultat i punës së pandërprerë dhe efikase të punonjësve të Drejtorisë së Financave në arkëtimin e të hyrave.

Nga Drejtoria e Financave, bëhet e ditur se dy muaj para përfundimit të vitit fiskal 2021, tashmë është tejkaluar realizimi i planifikimit të të hyrave vetanake të Komunës së Ferizajt.

Nga planifikimi i të hyrave vetanake sipas buxhetit të vitit 2021, synohej të grumbulloheshin 4,444,628.00€ gjersa aktualisht, deri më 31.10.2021, Komuna e Ferizajt ka arritur të tejkaloj planin për 17.42% apo të grumbulloj 774,637.99€ më shumë, që në total i bie 5,219,265.99€. Megjithë tejkalimin rekord të arkëtimit të të hyrave, Drejtoria e Financave synon që deri në përfundim të vitit fiskal 2021, të arkëtoj afro 6 milionë euro, vlerë kjo rekorde krahasuar me periudha tjera vjetore

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...