Policia e Kosovës njofton se Trafiku i Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë prej 500 euro ndaj një shoferi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Sipas Policisë, shoferi është evidentuar duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 180 km/h në një zonë urbane, ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.
Sipas Policisë, ai u gjobit me 500 euro dhe 5 pikë negative.
“Ndaj tij është shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi dhe rasti do të procedohet me paraqitje në gjykatë. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve”, thuhet në njoftim.


