17 lojtarë të pakënaqur në Man Utd

PUBLIKUAR

Djajtë e Kuq” mund të bëjnë revolucion në ekip në fund të këtij sezoni

Manchester United po përballet me një pakënaqësi të madhe të lojtarëve.

Madje, mediumi “Daily Mail” raporton se janë plot 17 futbollistë që janë të pakënaqur në “Old Trafford”.

Paul Pogba, Edinson Cavani, Jesse Lingard, Dean Henderson e Donny van de Beek janë në mesin e lojtarëve që mund të largohen, përcjell “Gazeta Express”.

Kurse, Eric Bailly, Anthony Martial e Nemanja Matic gjithashtu po e konsiderojnë mundësinë e largimit.

“Djajve të Kuq” nuk po ju ecin punët mirë as këtë sezon dhe ndryshimet në fund të sezonit janë të domosdoshme.

Nuk dihet nëse nga ky klub gjatë verës që vjen do të largohet edhe Cristiano Ronaldo apo jo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...