Policia e Kosovës, vetëm gjatë muajit janar, ka shqiptuar gjithsej 15 mijë e 426 gjoba ndaj shkelësve të rregullave të trafikut rrugor.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, respektimi i sinjalizimit rrugor dhe i kufizimeve të shpejtësisë është përgjegjësi e çdo pjesëmarrësi në trafik./Indeksonline/


