14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

PUBLIKUAR

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të ditës së katërmbëdhjetë të realizuara në kuadër të këtij aksioni.

Vërejtje:
*Në këtë 48 orësh fokus i Inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë andaj edhe realizimi i inspektimeve është bërë në 100% në këtë sektor.
*Në kolonën ku është cekur numëri total i ndalimeve të punimeve nënkupton me automatizëm edhe numrin total të kërkesave për kundërvajtje.
*Në përfundim të Aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm procesohen në Gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara.
*Procesi i Riinspektimeve do të kryhet në ditët në vijim të aksionit sipas afateve kohore të përcaktuara nga Inspektorët për eliminim të parregullësive.
*Eleminim të parregullësive nënkupton procesin kur subjekti inspektuar ka ndërmarrë veprime në përmirësim të gjendjes së Sshp-së.
*Raste të proceduara në polici ,nenkupton rastet kur punëkryerësit/investitiorët kan vazhduar punimet ne kantier ne kundershtim me vendimin e Inspektoreve per ndalim dhe demtim te shiritit ndalues.
*Rastet e paraqitura ne Polici nuk barazohen ne tabel numerikisht sepse jane rast ndaj punedhenesve/investitoreve qe kane ne fuqi vendim per ndalim te punimeve

 

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...