13-vjeçari që u rrëzua nga kati i dytë i shkollës ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK

PUBLIKUAR

Një nxënës 13-vjeçar nga Peja ka pësuar lëndime trupore, pasi ka rënë nga kati i dytë i një shkolle. I mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është sjellë për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Mjeku kujdestar i Emergjencës, Avdush Bajgora, ka thënë se i mituri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa shton se i njëjti ka pësuar fraktura në kokë dhe brinjë.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë ( nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka deklaruar Rugova./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...