13 pacientë me Covid-19 të hospitalizuar

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 48 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19, në klinikat e QKUK-së për Covid dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, 13 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, teksa 35 të tjera janë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Njoftimi i plotë:

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të  Kosovës në trajtim janë 48 pacientë, 13 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 35 të tjerë post-covid, pra pasi kanë kaluar Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive,7  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1  pacientë

SHIKO MË SHUMË

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...

Temperaturat sot shkojnë deri në 33 gradë

Të shtunën në Kosovë, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira...