10 vjet nga lansimi i dialogut për liberalizim të vizave, Kosova vazhdon të jetë e izoluar

PUBLIKUAR

Sot bëhen 10 vjet prej kur Komisioni Evropian ka lansuar dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën. Një dekadë më pas, Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që s’ka liberalizim të vizave. Kosovarët vazhdojnë të presin para ambasadave të shteteve të BE-së për t’u pajisur me viza shengen, shkruan Gazeta Express.

Para një dekade më 19 janar 2012 Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Cecilia Malmstrom kishte qëndruar në Kosovë për të prezantuar dialogun për liberalizimin e vizave dhe ishte takuar me ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe ish-ministren për Integrim Evropian, Vlora Çitaku.

Në qershor të vitit 2012, Komisioni Evropian i kishte dorëzuar autoriteteve të Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave i cili kishte identifikuar masat legjislative dhe institucionale që Kosovë do duhej t’i miratojë dhe zbatojë për të përparuar drejt liberalizimin e vizave.

Më 4 maj 2016, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave dhe i kishte propozuar Këshillit të BE-së heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

KE kishte konfirmuar sërish më 18 korrik 2018 se Kosova ka përmbushur edhe dy kërkesat për liberalizim të vizave, konkretisht ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe për arritjet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Parlamenti Evropian poashtu në shtator 2018 kishte votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Edhe pse dy institucionet e BE-së janë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, ky regjim është ende në fuqi për kosovarët.

Këshilli i BE-së ende nuk e ka futur në agjendë votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën shkaku i mosunitetit të disa vendeve anëtare siç janë Franca e Holanda që janë skeptike për heqjen e vizave për Kosovën.

Ndryshe, qytetarët e vendeve të rajonit tash e 11 vjet lëvizin lirshëm brenda zonës shengen.

Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë liberalizim vizash nga viti 2009, ndërkaq Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina nga viti 2010.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...