​Qasja në dokumentet publike, sfidë për mediet në Kosovë

PUBLIKUAR

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), organizoi një tryezë të rrumbullakët për të folur për implementimin e legjislacionit të aplikueshëm për media në Kosovë.

Në këtë tryezë u bë shqyrtimi i gjendjes aktuale të implementimit të legjislacionit të aplikueshëm për media, ndikimi i tij në media dhe në shoqëri.

Shefi i sektorit për media në OSBE në Kosovë, Dane Koruga, tha se ligji për qasje në dokumente publike është problematik dhe se kanë bërë një nismë me aktivistë të shoqërisë civile dhe rezultatet e kësaj nuk janë të mira.

Po ashtu, në këtë tryezë Koruga foli edhe për ligjin për transmetuesin publik të Kosovës dhe theksoi faktin se edhe misioni i OSBE-së në Kosovë e mbështet idenë që transmetuesit publik t’i sigurohet një financim adekuat.

Ndërsa, kryesuesja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku, foli për sfidat në implementimin e legjislacionit të aplikueshëm për mediat në Kosovë. Ajo tha se pas miratimit të ligjit për qasje në dokumente publike kanë hasur probleme gjatë implementimit të tij.

Kurse, Shqipe Pantina, anëtare e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, tha se nuk është ithtare  që çdo gjë duhet të rregullohet me ligj. Sipas saj ligjet bëhen për të kufizuar diçka ose për të krijuar obligim dhe jo çdo gjë ka nevojë të rregullohet me ligj.

Sipas saj ekzistojnë edhe norma të tjera, të cilat i rregullojnë dhe garantojnë funksionimin e mediave.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, tha se sfidë mbetet respektimi i ligjit për qasje në dokumente zyrtare dhe se gazetarët ende kanë telashe që të kenë qasje në këto dokumente./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...