​ “Humanistja” gjermane në burgun e Lipjanit

PUBLIKUAR


Shteti i Kosovës e ka dënuar në emër të popullit një grua me 12 vjet burgim për vjedhje të 1.4 milionë eurove.

Natali Velijaj është gruaja e parë që merr një dënim të tillë për vepra që lidhen me keqpërdorime fondesh, shkruan sot Koha Ditore.

Nëntë vjet para kësaj vjedhjeje ajo kishte vendosur të vinte në Kosovë për të jetuar.

Identifikohej si humaniste me fondacionin “Dielli i Kosovës”, duke ndihmuar pacientë e duke investuar në spitale e shkolla.

Tash ajo nuk njihet më si e tillë, sepse edhe me këtë OJQ akuzohet se ka keqpërdorur fonde.

“Qysh m’i piu sorra mendtë e u bashkova me këta hajna”, kishte thënë Natali Velijaj natën e parë në qendrën e paraburgimit.

Ky pendim me këtë shprehje popullore e kishte çuditur njërin prej gardianëve, i cili e dinte për gjermane të dyshuarën.

“Meta tu e këqyr seri kur e dëgjova t’u thanë kështu”, ka treguar ai për “Kohën Ditore” në kushte anonimiteti./gazetablic/

SHIKO MË SHUMË

Buja me rastin e betimit të asambleistëve: Urojmë që angazhimi juaj të jetë i mbarë dhe i suksesshëm

Shukri Buja ka ururar 10 asambleistët e zgjedhur për kuvendin e komunës së Lipjanit,...

Imri Ahmeti betohet si Kryetar i Komunës së Lipjanit

Imri Ahmeti është betuar si Kryetar i Komunës së Lipjanit. postimi plotë nga Ahmeti:   Të dashur...

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku...