Zhvillimet e fundit: LDK mbledh Kryesinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajë nesër mbledhjen e Kryesisë.

Përmes një njoftimi për media, kjo parti njofton për një varg aktivitetesh që do të ketë nesër (të martën) e ku në orën 14:00 njofton edhe për mbledhjen e Kryesisë.

Ky zhvillim vjen në kuadër të ngjarjeve të sotme, ku Lëvizja Vetëvendosje mandatoi Albin Kurtin zyrtarisht për postin e kryeministër duke ia dërguar emrin e z.Kurti Presidentit të Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Naser Osmani, i ka thënë Periskopit se ‘Albin Kurti nga sot e di përgjegjësinë që e ka’ pasiqë ‘nis të rrjedh afati kushtetues’ dhe se LDK po pret përgjigje nga Vetëvendosje.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në momentin kur ‘letra’ me emrin e tij arriti në Presidencë, ka publikuar edhe një video ku hedh kritika për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo është fjala e plotë e Kurtit në video mesazh, përcjell Periskopi.

“Mirëdita të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, si subject fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit kemi dashur ta dërgojmë te Presidenti pas një marrëveshje me LDK-në. Në mbledhjen konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te Presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje. Dhe tani dy javë pas atij takimi 4 minutësh, ende nuk kemi marrëveshj epër qeverinë e re. Të dashur qytetarë, ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te President. Sekretarja jonë organizative Vlora Haxhimehmeti do ta bëj këtë. Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së por jemi treguar të gatshëm për takime të mëtejmë me synim gjetjen e alternativave të tjera që do të ishin të pranueshme për të dy palët. E theksoj përsëri: nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata s’e kanë pranuar propozimin për të fundit ndonëse ndryshe nga dakordimi nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm. Qëndrimi se do të takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasje mere ose lëre, do të thotë lëre. Unë besoj se nuk mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhë të përbashkët deri në arritjen  e marrëveshjes sonë. Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi marrë mandatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi e qe vendit I duhet më së shumti, as më shumë e as më pak. E kemi filluar duke cliruar nga kapja udhëheqjen e Kuvendit, nuk është me aty ai pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja por është kryetari i ri Glauk Konjufca Në ditët në vijim do të takoj edhe edhe përfaqësuesit e pakicave. Ju falëminderit dhe mirupafshim”./Periskopi/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...