Zeka: Me këtë politikë jo në Bruksel, por s’mund të shkojmë as në Komoran

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Deputeti Milaim Zeka thotë se me politikën që po ndjek Kosova, nuk mundemi me shku, jo vetëm drejt Brukselit por as në Komoran. Ai thotë se kemi një Parlament që njihet vetëm për gaz lotsjellës.

Postimi i plotë:

Na edhe Zotin e gjuajme me gure

Po te kishim mundesi, ne momentin qe dikush na keshillon e kritikon, besoni qe edhe Zotin e kishim gjujte me gure.

Ajo çka na ka ndodhe sot, bash ka qene e ditur. Nuk mundemi me shku jo drejte Brukselit, po as ne Komoran me nje politike te tille qe e kemi ndertu qe 17 vite. Thjeshte e kemi nje Parlament qe veq per gazlotsjelles njihet ne bote.

Kemi nje qeveri me mbi 80 zevendesministera, qe e hane edhe bugjetin e Dubait, se le ma te Kosoves.

E sot, ne vend qe te ulemi e te bejme analize se pse kemi ardhe ne kete derexhe, qohemi edhe e shajme Evropen e Hanin, bane be qe ata forte e rruajne per ne.

As Zoti nuk na ka faj, as Evropa, as Serbia, po ne i kemi fajet, prandaj te mblidhemi pozite dhe opozite, te merremi vesh ne mes vete, qe pastaj te na marrin vesh te tjeret.

Evropa nuk ndine per kercenimet e Rusise e te Kines, se le ma per ato tonat. Ne flasim sikur me pas prodhu bombe atomike.

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...