Vuçiq: Prapa protestave kundër meje në Beograd qëndron dikush nga Kosova

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pretendon se organizatorët e protestave kundër tij në Beograd gjenden në Kosovë.

“Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë”, ka thënë presidenti serb, shkruan tanjug, tranmseton Express.

Sipas presidentit serb mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve.

Vuçiq thotë se është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina e ka vendosur taksën.

Teksa ka folur për protestat e organizuara në veri të Kosovës kundër tij, Vuçiq u ka thurur lavde serbëve të kësaj pjese, duke përmendur numrin e vogël të protestuesve që kanë dalë.

“Pse nuk po protestojnë kundër taksës. Serbët në Kosovë janë më të mirët, dhe jam shumë i lumtur për këtë “, ka shtuar tutje Vuçiq.

Në Serbi ka disa muaj që janë duke u organizuar protesta kundër pushtetit të Aleksander Vuçiqit. Një nga kërkesat e protestuesve ka qenë edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

SHIKO MË SHUMË

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...