Vuçiq i bindur 99% se takimi i Parisit nuk do të zhvillohet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se është 99% i sigurt se takimi në Paris nuk do të zhvillohet.

“Mendoj se shqiptarët nuk janë të gatshëm për të folur për ndonjë gjë të rëndësishme”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se Serbia ka vepruar në mënyrë konstruktive, serioze dhe por që nuk do të hyjnë në diskutime nga të cilat paraprakisht duhet të nënshkruhet njohja e pavarësisë.

Vendosja e taksës sipas tij është një nga dëshmitë që Prishtina nuk dëshiron dialog dhe se dëshiron të menaxhohet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe askush tjetër, transmeton Indeksonline.

Sipas tij kjo është reale dhe gjermanët e francezët e kanë kuptuar këtë mesazh.

“Mendoj se vendimi i tyre është se takimi nuk do të zhvillohet”, tha Vuçiq, duke shtuar se shanset janë më pak se një përqind që shqiptarët të pranojnë të flasin për taksën.

“Takimi i Parisit do të zhvillohet vetëm nëse shqiptarët do të veprojnë seriozisht”, shtoi ai, duke shtuar se presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Beogradin brenda një muaji./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...