Vrasësi i heshtur – ajri në kryeqytet sërish ndotet në përmasa të rrezikshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Ajri në kryeqytet është ndotur sërish në përmasa të rrezikshme. Nga matjet e fundit që janë bërë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 163 të ndotjes, raporton Express.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, e cila është regjistruar në ora 12:00, ajri në këtë shkallë paraqet ajër të pashëndetshëm.

Ndërkohë, qytetarët kanë publikuar fotografi në Facebook, që tregojnë se në mesnatë, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 412, që paraqet rrezik.

Ndryshe, ditë më parë Agjencia Evropiane e Mjedisit ka njoftuar se Kosova kishte 3,700 vdekje në vit nga ajri i ndotur, duke u renditur e para në Evropë. Me fjalë të tjera, ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0.2% të popullsisë.

Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018” ka publikuar të dhënat përvdekjet në vlerë absolute.

Raporti paraqet të dhënat më të fundit zyrtare të cilësisë së ajrit të raportuara nga më shumë se 2 500 stacione monitorimi dhe i referohet vitit 2015.

Në Serbi, ky tregues është 0.18% nga numri i popullsisë, rreth 13 mijë vdekje, dhe në Maqedoni 0.14% të popullsisë ose 3,000 vdekje, duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Evropë.

Pavarësisht shifrave, sipas këtyre matjeve, Maqedonia rezulton të ketë përqendrim më të lartë të grimcave të ndotjes së ajrit se sa të gjithë vendet tjera të rajonit./Express

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...