Veseli: S’do të ketë tolerim ndaj kriminelëve serb, s’do t’i lëmë rehat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

MPB: Serbia ka ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë prej tyre i ka liruar

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se 10 pjesëtarë të Policisë...

Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat

Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe dhe...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot lokacionin ku pritet të ndërtohet Memoriali i dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.

Gjatë vizitës që i bëri këtij vendi, Veseli tha se shumë shqiptarë janë përzënë nga Nishi dhe kanë ardhur në Prishtinë.

 

 

Sipas tij, shumica e qytetarëve të Prishtinës së sotme kanë ardh pikërisht nga kyy vend, raproton Indeksonline.

“Sot në një nga prononcimet e mia,  serbëve iu erdhi shumë mërzi kur e përmenda Nishin, mirëpo Nishi ka qenë i banuar nga shumë shqiptar që janë dëbuar pastaj. Prishtinasit tonë më të vjetër kanë ardhur nga zona e Nishit, sidomos ana e Kurshumlive. Unë jam këtu për të dëshmuar edhe një herë përkushtimin e institucioneve të Kosovës që nesër të marrim këso vendime të drejta”, ka theksuar Veseli.

Sipas tij, stacion i trenit nesër në Kuvend do të propozohet të shndërrohet në muze të dëbimit, të vijnë fëmijët, ndërkombëtarët dhe njerëzit me shpirt humanitar e ta shikojnë atë copëze të realitetit që e kanë pasur njerëzit tanë.

“Jemi krenar me realitetin tonë, kriminelët do të përgjigjen, tribunali do të ndodh sepse duhet të ndodh drejtësia, e ky është realiteti jonë që nuk duhet ta harrojmë. Kjo nuk është garë mes neve, por çdo fjalë që e flas dhe çdo veprim që e ndërmarr nuk fitoj poena, e nuk mërzitem çka thonë. Do të ndodh edhe memorizimi i këtij krimi kolektiv, e nëse flasim për drejtësi, jetë njerëzish, për kriminelë që duhet të përgjigjen, atëherë do të ketë përkrahje edhe nga ndërkombëtarët. Ajo që ka ndodh me parlamentin evropian do të ndodh edhe me shtetet tjera, vetëm duhet të punojmë në mënyrë profesionale që të na përkrahin. Nuk është vonë për këtë, por është vonë për ata që tuten prej hijes së vet. Shteti serb duhet me pagu për krimet, kriminelet s’kemi me i lënë me bo gjumë rahat, nuk ka me pas tolerim ndaj tyre”, ka përfunduar Veseli.

SHIKO MË SHUMË

MPB: Serbia ka ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë prej tyre i ka liruar

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se 10 pjesëtarë të Policisë...

Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat

Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe dhe...

Policia në Ferizaj ndëshkon dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik,...