Veseli i tha “fosil”, Buxhovi ia kthen: Ka mbetur veç edhe një komandant pa reaguar që kjo të kthehet në “dekret” shtetëror

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duke komentuar deklaratën e publicistit dhe historianit Jusuf Buxhovi, i cili ka deklaruar se “në luftën e UÇK-së ka pasur elementë të papastër” dhe ka përmendur edhe vrasjet e 102 veprimtarëve të LDK-së, ka thënë se Buxhovi është një lloj i fosilit, i cili nuk i ndihmon qartësimit të së vërtetës historike.

Këto komente kryeparlamentari Veseli i bëri në një intervistë për Zërin e Amerikës.

E lidhur me këtë deklaratë të tij ka reaguar historiani Jusuf Buxhovi.

Buxhovi përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Veselin për përfshirje në “fushatën linçuese kundër mendimit të lirë dhe të autoritetit shkencor”

Postimi i plotë i Buxhovit:

Pas Kyeministrit, në SHBA, në vendin e demokracisë dhe të lirisë, në fushatën linquese kundër mendimit të lirë dhe të autoritetit shkencor, qenka përfshirë edhe Kryeparlamentari i Kosovës. Mbetet që asaj t’i bashkohet edhe Presidenti në mënyrë që e gjitha, nga Triumvirati i komandantëve, të kthehet në “dekret” shtetëror!

Ditë më parë, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke komentuar deklaratën e publicistit dhe historianit Jusuf Buxhovi, i cili ka deklaruar se “në luftën e UÇK-së ka pasur elementë të papastër” dhe ka përmendur edhe vrasjet e 102 veprimtarëve të LDK-së, ka thënë se Buxhovi është një lloj i fosilit, i cili nuk i ndihmon qartësimit të së vërtetës historike.

Veseli për vrasjet e pasluftës ka thënë se “është një nga elementët më të dhembshëm pas luftës së Kosovës, së cilës duhet t’i shkohet deri në fund”.

“Ka të bëjë me vrasje pas luftës të cilat janë kriminale nga njerëz të këqij, të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës, por personi i cili e ka vënë këtë theks në këtë formë njëngjyrëshe, është lloji i fosilit i cili nuk i ndihmon as qartësimit të së vërtetës historike, pavarësisht se lufta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës …”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, në ndërhyrjen e gazetarit se “ai [Buxhovi] a thënë megjithatë që lufta ishte një faqe e lavdishme…”, Veseli tha se “…pavarësisht, mund të ketë pasur edhe gabime, por varet se nga kush vjen, nga personi”.

“Për të folur në këtë pjesën, në shtet ligjor. I pamëshirshëm do të jem ndaj gjithë atyre që kanë thyer ligjin dhe kanë bërë gabime, qoftë gjatë lufte, qoftë pas lufte. Por në të njëjtën kohë edhe vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të mbrohen deri në fund dhe jo çdokush të vërë pikëpyetje për to kur të dojë”, tha Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...