Veseli: Arsimimi i femrës sjellë barazi gjinore

PUBLIKUAR

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka përshëndetur femrat shqiptare politikane të mbledhura në Kuvendin e Kosovës, për t’ua uruar 8 Marsin.

Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, para fillimit të seancës së përbashkët të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe gratë politikane nga Mali i Zi dhe Presheva, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, organizoi një pritje të veçantë për mysafiret e kësaj seance, në hollin e Kuvendit.

Veseli ka pohuar se ende ka paragjykime dhe diskriminim ndaj femrës.

Ai ka thënë se duhet ndërtuar një shoqëri pa diskriminim gjinor, ku pjesëmarrja e femrës në jetën publike kuptohet si diçka e natyrshme dhe vlerë e domosdoshme.

Veseli ka deklaruar se Kosova ka bërë mjaftë për barazi gjinore, por mbetet ende shumë për t’u bërë.

“Praktikat e diskriminimit gjinor dhe paragjykimeve gjinore ndaj gruas vazhdojnë të shfaqen në shumë fusha të realitetit tonë social. Në këtë rrafsh, arsimimi përbën një instrument të fuqishëm për t’u përballur me këtë sfidë që i bëhet zhvillimit tonë të shoqërisë”.

“Arsimi i femrës është rruga më e mirë për përfshirjen e saj në jetën politike dhe ekonomike. Përfshirja sjell vetë barazinë gjinore, si fakt të kryer. E ne burrat nuk kemi çfarë bëjmë tjetër, para një fakti të tillë, përveçse ta pranojmë”, ka deklaruar Veseli.

Në Kuvendin e Kosovës, në shenjë të 8 Marsit – Ditës së Grave mbahet një seancë e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe gratë politikane nga Mali i zi dhe Presheva. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

KQZ ndryshon vendimin, tërheqja e shortit bëhet më 7 dhjetor

Të shtunën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur dhe ka ndryshuar datën...

Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikthehet në PDK, shumica e veteranëve dhe strukturave lokale e mbështesin!

Naim Morina, anëtar i Kryesisë dhe sekretar i Degës së PDK-së në Malishevë, ka...

KQZ del me sqarim: Sot nuk do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot të ditur se nuk do të zhvillohet...