Van Persie i tregon Man Unitedit si t’i zgjidhë problemet me Pogban

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Robin Van Persie i ka inkurajuar Paul Pogban dhe Ole Gunnar Solskjaerin t’i qartësojnë planet e tyre lidhur me të ardhmen e futbollistit francez në Manchester United përmes një interviste të përbashkët.

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, dhe Ole Gunnar Solskjaer u përfshinë në një debat publik gjatë javëve të fundit për shkak të dyshimeve të ngritura vazhdimisht mbi të ardhmen e Paul Pogbas, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i yllit francez fillimisht tha se Pogba do të ishte i gatshëm të kthehej në Juventus këtë verë sepse e sheh Italinë si shtëpi të dytë, por Solskjaerit s’i pëlqyen këto komente dhe ia rikujtoi Raiolas se futbollistit i takon klubit e jo atij.

Raiola reagoi ashpër ndaj deklaratës së Solskjaerit dhe insistoi se Pogba s’i takon askujt përveç vetes.

Më vonë, trajneri i Djajve të Kuq sugjeroi se ai s’do të flasë as me Pogban e as me Raiolan për këto deklarata, ndërsa Raiola më vonë tha se Pogba është i përkushtuar ndaj klubit anglez vetëm deri në fund të Kampionatit Evropian 2020.

Të gjitha këto deklarata i kanë lënë të hutuar tifozët e Manchester Unitedit. Ish-sulmuesi i Djajve të Kuq, Van Persie, beson se Pogba dhe Solskjaer duhet ta bëjnë një intervistë së bashku dhe ta sqarojnë situatën.

“Është shumë e vështirë kur vjen fjala te Pogba. A është i lumtur ai aty? Ka vazhdimisht spekulime, agjenti jep vazhdimisht intervista, trajneri përgjigjet në pyetje për të çdo ditë të çdo jave. Po ndodhin shumë gjëra përveç gjësë kryesore, që është futbolli”, ka thënë Van Persie.

“Unë e di se si funksionojnë këto gjëra, veçanërisht nëse je i lënduar. Njerëzit nuk mund të të gjykojnë për lojën tënde, kështu që ata duhet të flasin për gjëra të tjera”.

“Mendoj se opsioni më i mirë për Pogban dhe Manchesterin do të ishte që ai ta bënte një intervistë bashkë me trajnerin dhe të thonë: “Dëgjoni, unë e dua këtë gjë, në këtë vend dua të luaj – gjykomëni për këtë. Jam i lumtur ose nuk jam i lumtur”. Tani, po sillen shumë pyetje rreth e rrotull”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...