Van Dijk: Liverpooli s’ndihet i pamposhtshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se ka ende shumë kohë deri në fund të sezonit dhe ka insistuar se Liverpooli nuk ndihet i pamposhtshëm, përkundër ecurisë fantastike në Premierligë.

Liverpooli e ka bërë startin më të mirë të një sezoni të ri nga të gjitha klubet në top pesë ligat e Evropës – Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesligë dhe Ligue 1 – në histori, me 22 fitoret dhe një barazim në 23 ndeshjet e zhvilluara, transmeton Gazeta Express.

Djemtë e Jurgen Kloppit e kanë thyer rekordin paraprak të vendosur nga Manchester City në sezonin 2017/18 – kur skuadra e Guardiolën e mbylli sezonin me 100 pikë, hera e parë që ndodhi një gjë e tillë në histori të Premierligës.

Tani kurioziteti i tifozëve ka kaluar nga pyetja se a mundet Liverpooli ta fitojë titullin e Premierligës te kur mund ta fitojë më së shpejti këtë trofe. Pas fitores kundër Wolves në xhiron e 23-të, Liverpoolit i duhen edhe 27 pikë për ta siguruar titullin e Premierligës, që do të thotë edhe nëntë fitore.

Pasi që tani tifozët ndihen të sigurt se Liverpooli do ta fitojë titullin e parë të kampionit të Anglisë në 30 vjet, ata po shpresojnë që skuadra e tyre do të arrijë ta mbyllë të gjithë sezonin në Premierligë pa asnjë disfatë – gjë që e kishte arritur Arsenali në vitin 2004.

“Kurrë nuk mund të ndihesh i pamposhtshëm, të paktën ne s’e kemi këtë ndjenjë. Gjithçka mund të ndodhë. Kishte disa momente në ndeshjen kundër Wolves kur gjërat mund të kishin shkuar ndryshe”, ka thënë Van Dijk.

“Ne gjithmonë e ndiejmë se duhet të vazhdojmë të punojmë shumë. Ne thjesht tentojmë të përmirësohemi. Gjërat po shkojmë mirë për momentin dhe të gjithë jemi në një situatë të mirë”.

Nëse Liverpooli vazhdon me të njëjtin ritëm, duke e fituar secilën ndeshje, dhe nëse edhe rivali i tyre më i afërt vazhdon duke i fituar gjithashtu të gjitha ndeshjet, Liverpooli mund të shpallet kampion i Premierligës më 4 prill kundër Manchester Cityt në Etihad, me gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...