Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, me rastin e ndërrimit të moteve uron të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, duke ju dëshiruar paqe, mbarësi, mirëqenie e harmoni në familjet tuaja për vitin 2015.
“ Qytetarë të dashur të Lipjanit, ne së bashku po përmbyllim një vit mjaft progresiv për komunën tonë, dhe po hyjmë në Vitin e Ri, me objektiva të reja, por duke mbetur në dispozicionin tuaj përherë dhe duke kontribuar me gjithë potencialin tonë në zhvillimin e Komunës dhe përmirësimin e jetës të çdo qytetari dhe familje në Lipjan.
Urime Viti i Ri 2015, të festojmë me kujdes, të festojmë të gjithë së bashku!”.
Thuhet në urimin e kryetarit Imri Ahmeti, me rastin e festës së Vitit të Ri 2015



