Trajneri i Milanit, i mahnitur nga Ibra: E pabesueshme sa shumë punon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se transferimi i Zlatan Ibrahimovicit ka qenë shumë i rëndësishëm për klubin italian, përderisa ka shtuar se është i befasuar nga puna e madhe që e bën sulmuesi suedez.

Zlatan Ibrahimovici është kthyer në Milan për herë të dytë te kuqezinjtë – me të cilët e kishte fituar titullin e Serisë A në sezonin 2010/11 – pasi iu përfundua kontrata në SHBA me LA Galaxy, transmeton Gazeta Express.

Ylli 38-vjeçar ka pasur ndikim të menjëhershëm në skuadrën e Milanit, duke shënuar në fitoren me rezultat 2:0 kundër Genoas në Serie A javën e kaluar, në atë që ishte vetëm paraqitja e tij e dytë për Milanin.

Ibrahimovici u la pastaj në stol për fitoren 3:0 të Milanit kundër SPAL-it në Kupën e Italisë të mërkurën. Ndërsa, para ndeshjes të së dielës kundër Udineses, Pioli e lavdëroi sulmuesin veteran.

“Transferimi i Ibrahimovicit ka qenë shumë i rëndësishëm. Pa asnjë dyshim, ai ka pasur shumë rëndësi te ne në aspektin e asaj që e bën çdo ditë në stërvitje, për atë që e bëri kundër Cagliarit dhe për atë që do të vazhdojë ta bëjë”, ka thënë Pioli.

“Ibrahimovici do të përmirësohet duke na dhënë neve edhe më shumë kënaqësi. Ai është një profesionist i vërtetë dhe është shumë i motivuar për gjërat që i bën. Është e pabesueshme ta shohësh një kampion të mrekullueshëm si ai duke punuar aq shumë. Kjo ka rëndësi për klubet me lojtarë të rinj si ne”.

“Pas ndeshjes kundër Cagliarit, ai u tha të gjithëve të punojnë shumë dhe me pasion, në mënyrë që ne të shpërblehemi më vonë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...