Trajneri i Milanit akuzon gjyqtarët se i ndihmuan Juventusit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ishte i zemëruar pas ndeshjes kundër Juventusit shkaku i penalltisë që ua dha bardhezinjve barazimin 1:1 afër fundit të ndeshjes, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në San Siro.

Goditja “volley” e Ante Rebicit e kaloi Milanin në epërsi pas më shumë se një ore lojë, pas një dominimi të lojës nga ana e kuqezinjve. Mirëpo, vendasit e pësuan pak minuta më vonë, kur Theo Hernandez u ndëshkua me karton të kuq, transmeton Gazeta Express.

Juventusit iu desh një penallti në minutat e fundit të ndeshjes për ta barazuar rezultatin, përkundër që po luante me një lojtar më shumë. Për më tepër, penalltia u cilësua e padrejtë nga tifozët kuqezinj pasi që Davide Calabria u ndëshkua që e bllokuar goditjen e Cristiano Ronaldos me dorë.

Ronaldo u tregua i saktë nga pika e penalltisë, mirëpo trajneri i Milanit beson se ajo penallti nuk duhet të ishte referuar pasi që Calabria kishte qenë i kthyer me shpinë nga topi dhe nuk e kishte bllokuar goditjen me dorë qëllimisht, pasi që as nuk e kishte parë topin.

“U zemërova më së shumti sepse ndaj Zlatan Ibrahimovicit ishte bërë një ndërhyrje e parregullt më parë gjatë atij aksioni”, tha Pioli, duke folur për Rai.

“Për më tepër, mua më kujtohet se gjyqtarët i treguan videot nga penalltia në ndeshjen Cagliari – Brescia në fillim të sezonit dhe thanë se vendimi kishte qenë i gabuar, pasi që lojtari s’e kishte parë topin”.

“Edhe në këtë rast situata ishte e njëjtë me Calabrian, ai s’e pa topin. Ti nuk mund ta presësh dorën e për të kërcyer duhet t’i përdorësh edhe duart”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...