Thaçi ringjall idenë për ndryshim të kufijve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të shtunën përsëri ka përmendur idenë e tij për ndryshim të kufijve, por këtë herë me një diskurs më të zbutur. Ai në Has të Shqipërisë ka thënë se do ta bëjë të pamundurën që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten Kosovës, por pa i dhënë asnjë milimetër territor Serbisë, shkruan sot gazeta “Zëri“.

Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur përsëri ta risjellë në diskutim idenë e tij për ndryshim të kufijve. Një opsion të tillë ai e ripërmendi të shtunën në një ceremoni të mbajtur në Has të Shqipërisë, teksa theksoi se do ta bëjë të pamundurën që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten Kosovës, mirëpo pa i dhënë asnjë milimetër territor shtetit serb.

“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe të grave zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as ‘Trepça’, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, ka deklaruar presidenti të shtunën në Has.

Idenë për ndryshim të kufijve tashmë e kanë kundërshtuar shumica e partive parlamentare në Kosovë, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, si dhe pjesëtarë të ish-partisë së presidentit Thaçi, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ndërkohë sipas përfaqësuesve të partive opozitare deklarata të tilla të presidentit Thaçi nënkuptojnë se ai po vazhdon të jetë “argat” i projektit të Serbisë për ndarjen e Kosovës, shkruan tutje gazeta “Zëri“.…(

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...